Mateo Musacchio, Luca Antonelli dhe Nikola Kalinic janë lojtarët që pritet të largohen nga Milani në verë.
Rossonerët kishin provuar që të bëjnë marrëveshje me UEFA-n për Financial Fair Play, por ishte refuzuar, ndërsa tani janë të detyruar të shesin në verë.
Drejtoi i klubit, Marco Fassone, ka kishte thënë se do të ketë një apo dy largime të lojtarëve kryesorë nga klubi, nëse nuk e arrijmë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht djelmoshat e Rino Gattusos janë tetë pikë larg vendit të katërt që dërgon në Evropë.
Suso dhe Gianluigi Donnarumma janë dy lojtarët më të vlefshëm të klubit, por sipas calciomercato.com, janë tjerë emra që po konsiderohen për shitje.
Andrea Bertolacci që është huazuar mund të shitet, ndërsa priten para edhe nga Carlos Bacca që është në huazim te Villarreal.
Mateo Musacchio po ashtu mund të shitet pasi që nga dhjetori ka luajtur vetëm tetë minuta.
Mund të ofrohet Ivan Strinic nga Sampdoria, ndërsa Luca Antonelli do të largohet.
Manuel Locatelli do të huazohet, ndërsa Nikola Kalinic me gjasë do të shitet.
Kroati ka dëshpëruar te Milani prej ardhjes nga Fiorentina, ndërsa Kina mund të jetë opsion i ri për të.