Skuadra e Milanit ka kërkuar huazimin e mbrojtësit të Ajaxit, argjentinasit Lisandro Martinez.
Mediumet italiane kanë shkruar të hënën se Milani po insiston në huazimin e tij me detyrim të blerjes në verë për 20 milionë euro. Megjithatë, Ajaxi po preferon ta shesë 23-vjeçarin, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave tjera të Evropës.
Martinez në verën e vitit 2019 iu bashkua Ajaxin nga Defensa dhe me ekipin holandez ka kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Ai këtë edicion ka 18 ndeshje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat.
Martinez vitin e shkuar ka debutuar te Argjentina.