Milani është në nevojë për një lider, dhe Zlatan Ibrahimoviqi pritet që të shtunën të jetë titullar ndaj Beneventos së Përparim Hetemajt.
Suedezi e ka lënë prapa dëmtimin në muskul, lëndim ky që e la jashtë fushës në dy ndeshjet e fundit, kundër Sassuolos dhe Lazios. Ibrahimoviqi mori pjesë në stërvitje me grupin, por nuk luajti kundër Lazios.
Dy humbje të njëpasnjëshme e kanë lënë Milanin në vendin e pestë, me 66 pikë, aq sa ka edhe Napoli dhe Juventusi në vendin e tretë dhe të katërt. 39-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka tre asistime në edicionin aktual.