Milani largohet nga gara, pesë top klube evropiane vihen pas Kamadas

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Daichi Kamada nuk do t’i bashkohet Milanit edhe pse palët kishin një marrëveshje mes tyre.

Mesfushori japonez do të jetë futbollist i lirë pasi më 30 qershor i skadon kontrata me Eintracht Frankfurtin dhe është i lirë të bisedoj me skuadrat e interesuara.

Megjithatë Rossonerët kanë ndërruar objektiv dhe Kamada nuk është më i preferuari për mesfushën.

Kësisoj Roma, Napoli, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Atletico Madrid kanë rikthyer interesimin për japonezin.

Agjentët e futbollistit gjatë ditëve të ardhshme pritet të kenë takime me drejtuesit e klubeve që kanë shprehur interesim për Kamadan.

26-vjeçari kërkon një kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon.

Kamada ka pasur paraqitje fantastike me Frankfurtin vitin e fundit, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Të ngjashme