Milani nis bisedimet me Atalantan për Gjimshitin

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Milani i ka filluar bisedimet me Atalantan për transferimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, shkruan “Tuttosport”.

Pasi Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio dhe Leo Duarte, nuk janë aktualisht në dispozicion, Milani po vepron për të përforcuar repartin defensiv. Aktualisht të shëndosh te Milani janë vetëm Matteo Gabbia dhe Simon Kjaer.

Kështu që “rossonerët” po interesohen ta transferojnë Gjimshitin. Ajaxi po ashtu ka shprehur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë. Vlera e tij sipas “Transfermarkt.de” është 15 milionë euro.

Të ngjashme