“Milani nuk më respektonte”

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Lucas Paqueta që pas kalimit të tij tek Lyon është një titullar i padiskutueshëm dhe madje ka fituar vend dhe tek Brazili.

Peter Bosz , tekniku i Lyon , e konsideron brazilianin si një pikë kyçe të ekipit.

Ish-milanisti në Francë ka shënuar 5 herë dhe ka asistuar 3 herë për vargun e 14 ndeshjeve.

Në një konferencë për shtyp ai është shprehur:

“Unë jam një lojtar që punoj shumë gjithmonë , në çdo ekip jam i njëjti dhe punoj shumë për të dhënë maksimumin tim në fushë. Tek Milani e ndjeva veten si praktikant, punoja fortë për vendin e titullarit por ata nuk më konsideruan asnjëherë si një të tillë. Nuk më ofronin respekt , ndjehesha bosh e i humbur në Itali. Në Francë tek Lyon është komplet gjë tjetër, këtu më duan , gjeta miq shumë të mirë përveçse thjesht kolegë, tifozët më ofruan dashurinë e munguar. Tashmë jam i gjallëruar dhe i fokusuar totalisht për të ndihmuar ekipin tim aktual”.

Të ngjashme