Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, ekipi i Milanit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e sulmuesit të krahut të Shakhtar Donetskut, brazilianit Taison.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën, se Milani i ka ofruar ekipit ukrainas 20 milionë euro dëmshpërblim për Taisonin. Sulmuesi 31-vjeçar, ka kohë që ka kërkuar largimin nga Shakhtari dhe te Milani shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.
Taison prej janarit të vitit 2013 është pjesë e Shaktarit dhe ka regjistruar më shumë se 200 paraqitje në të gjitha garat. Ai këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në pesë ndeshje. Taison ka edhe tetë ndeshje me Përfaqësuesen e Brazilit.