Milani përfshin edhe mbrojtësin e tyre në ofertën për Torreiran

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit duket se nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për të siguruar shërbimet e Lucas Torreiras, pavarësisht kërkesava të Arsenalit.


Sipas raportimeve nga gazeta italiene “Gazetta Dello Sport”, Milani janë të gatshëm të përfshijnë Ricardo Rodriguezin në ofertën drejt Torreiras.

Milani raportohet se është afër transferimit të mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Theo Hernandez, dhe në këtë mënyrë ata duhet të shesin njërin nga mbrojtësit e tyre aktual të krahut të majtë; Laxalt ose Rodriguez.

Gazeta italiane njofton se ata kanë vendosur që reprezentuesin e Zvicrës ta përfshijnë në ofertën e tyre për mesfushorin e Arsenalit.

Milani do të paraqes një ofertë prej 5 milionë eurove në një huazim dy vjeçar dhe më pas të paguajë 30 milionë euro për transferimin e plotë të tij. Arsenali raportohet se nuk është i interesuar për shitjen e reprezentuesit të Uruguait, por trajneri i ri i Milanit dhe ish trajner i Torreiras te Sampdoria, Marcio Giampaolo, mund të luaj rol kyç në transferimin e tij në “San Siro”.

Të ngjashme