Milani dëshiron që t’i rinovojë kontratat e disa lojtarëve.
Skuadra italiane e di rrezikun që po i kanoset nga skuadrat tjera, andaj kërkon që t’i blindoj lojtarët më të mirë në skuadër.
Milani ka filluar bisedimet me Giacomo Bonaventuran për kontratën e re, përcjell “lajmi.net”.
Mesfushori italian ka kontratë deri në vitin 2020, andaj rosonerët kërkojnë që ai ta vazhdoj kontratën.
Bonaventura është i lumtur te Milani, andaj me gjasë do t’i thotë po kontratës së re, natyrisht me një rritje të ndjeshme të pagës.