Skuadra e Milanit po e monitoron qendërmbrojtësin portugez Ruben Dias, i cili te ekipi italian shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.
Mediumet italiane kanë raportuar se Milani së shpejti do t’i nis kontaktet me Benfican, ekip me të cilin Dias ka kontratë deri në vitin 2024,.
Kartoni i 22-vjeçarit, vlerësohet rreth 22 milionë euro. Dias është produkt i akademisë së Benficas dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2017/18.
Ai gjithashtu ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë. Interesim për Diasin para fillimit të këtij edicioni patën treguar Manchester Unitedi e Juventusi.