Milani ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Evropës, pas fitores dramatike ndaj Rio Aves në penalti.
1 me 1 ishte rezultati i kohës së rregullt, derisa nga një gol shënuan ekipet edhe në vazhdime, derisa Milani u kualifikua pas ekzekutimit të penaltive.
Saelemaekers i dha epërsinë Milanit në minutën e 51.
Rio Ave barazoi shifrat përmes Geraldesit.
Kurse në vazhdime klubi portugez arriti të kalojë në epërsi përmes Gelsonit.
Nga eliminimi Milanin e shpëtoi Calhanoglu duke shënuar nga penaltia në minutën e 120+2.
Dramë e vërtetë u zhvillua në penalti me Milanin që ishte më i suksesshëm pas ekzekutimit të 12 penaltive.