Milani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian të Flamengos, Leo Duarte për 11 milionë euro.
Është konfirmuar të mërkurën se Milani ka depozituar kontratën e Duartes te Lega Serie A. Braziliani ka firmosur kontratë pesëvjeçare me skuadrën italiane.
Duarte 23-vjeçar ka luajtur 60 ndeshje me Flamengon, ndërsa ka shënuar dy gola. Por, ai ende nuk ka luajtur me përfaqësuesen e Brazilit. Duarte te Milani do ta zëvendësojë në pozitën e qendërmbrojtësit Cristian Zapatan. Zapata është transferuar te Genoa këtë verë.
Duarte është transferimi i gjashtë i Milanit këtë verë. Skuadra “rossonere” ka transferuar Rafael Leaon, Theo Hernandezin, Ismael Bennacerin, Rade Kruniqin, ndërsa po ashtu ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar edhe Franck Kessien nga Atlantan, të cilin e kishte në huazim.