Pjesa e një pallati dy katësh në Milano është shembur, raporton tgcom Tre persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhe forcat zjarrfikëse vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë që mund të gjenden nën rrënoja.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë edhe karabinierët.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë pikasur edhe dy persona që kanë ngecur nën rrënoja.