Qyteti i Italisë, Milano, ka arritur temperaturë rekorde të nxehtësisë prej 33 gradë Celsius.
Kjo ishte dita më e nxehtë atje që nga vitit 1763, ndërkaq, rekordi i mëparshëm i Milanos prej 32.8 gradë Celsius , që u vendos më 11 gusht 2003.
Ndërkaq, Roma regjistroi një rekord prej 41.8 gradë Celsius në korrik, Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ARPA-s se 23 dhe 24 gusht kanë qenë ditët më të nxehta të verës në të gjithë rajonin e Lombardisë që rrethon Milanin.
Megjithatë, vala e të nxehtit është gati të përfundojë, duke i lënë vendin stuhive të forta të paralajmëruara dhe një rënie të mprehtë të temperaturave deri në 10-15 C në fillim të javës së ardhshme.