Milanoviq: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur.

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq, raporton “Index.hr”.

Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi, pas pushtimit rus të Ukrainës, që i ftoi shtetet tjera evropiane ta njohin Kosovën.

“Por, është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur, sepse i frikësohen precedentëve që përfundimisht, në ndonjë moment krize, në një rënie imuniteti, mund të zbatohen në vendet tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

Ai shtoi se duhet të ndalohet së përsëritur se “Kosova është Serbi”.

Të ngjashme