Miley Cyrus dhe rokeri Yungblud dukeshin të afërt me njëri-tjetrin në një takim javën e kaluar në bulevardin “Sunset Strip”, por burime të afërta të yjeve thonë se ata nuk janë çift.
“Ata nuk kanë raporte romantike. Yungblud ka një kohë që është në lidhje dashurie me këngëtaren, Jesse Jo Stark, dhe lidhja e tyre është mjaft serioze”, citohet të ketë thënë një burim.
Besohet se ylli i muzikës rok Yungblud dhe kantautorja Stark janë takuar gjatë verë së vitit të kaluar, kur ajo mori pjesë në një prej videoklipeve të tij dhe nga atëherë, kjo dyshe është në lidhje dashurie.
Fotografitë e këngëtares dhe aktores Cyrus në shoqërinë e Yungbludit, filluan të qarkullojnë në portalet online gjatë javës së kaluar, ku që të dy dukeshin rehat dhe duke e shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe si rëndomë, menjëherë pas këtij takimi të ngrohtë mes tyre në media filluan të qarkullojnë thashethemet se ata janë çift.
Derisa dy yjet e muzikës nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve, persona të shumtë nga rrethi i tyre i ngushtë pohojnë se ata nuk janë në lidhje.
Miley Cyrus u shkurorëzua nga aktori Liam Hemsworth në vitin 2019, pas një lidhje dhjetë vjeçare. Ajo shquhet si një grua rebele dhe mendjehapur e cila asnjëherë nuk ka qenë e dhënë pas martesës apo të qenit nënë. Cyrus gjithmonë ka tentuar të thyej tabu me stilin e saj të jetës, dhe asnjëherë nuk ka tentuar ta fshehë mendimin e saj për çështje të ndryshme. Pas ndarjes së bujshme nga Hemsworth, këngëtarja dhe aktorja e famshme e filloi një lidhje me mikeshën e saj, Kaitlynn Carter dhe pastaj muzikantin Cody Simpson.
Kurse muzikanti britanik, Yungblud më parë ishte në lidhje dashurie me pop yllin Halsey, me të cilën ka bashkëpunuar në videoprojektin e vitit 2019, “11 Minutes.”