Ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për një prej burrave më të pasur në Gjermani, i cili është zhdukur gjatë skijimit në Alpet Zvicerane.
Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i zinxhirit të supermarketeve Tengelmann, nuk u kthye nga skijimi që po bënte pranë Matterhorn të shtunën.
Zëdhënësi i Tengelmann konfirmoi të mërkurën se një kërkim me shpejtësi të plotë ishte duke u zhvilluar për Haub.
58-vjeçari ka qenë përgjegjës për firmën që nga viti 2000.
Ai zotëron marka të ndryshme supermarketesh në Gjermani dhe Evropën Qendrore. Në një letër të publikuar nga gazeta gjermane Handelsblatt, vëllai i miliarderit, Christian Haub tha se ai ishte i trajnuar për të bërë ski në male.
Ndërkohë që të gjithë mbajnë shpresën për ta gjetur, janë përgatitur dhe për lajmin më të keq.