Richard Branson u bë miliarderi i parë që fluturoi drejt hapësirës duke mundur Jeff Bezos, i cili planifikon të udhëtojë më 20 korrik.
Avioni hapësinor, i zhvilluar nga kompania e tij, Virgin Galactic kreu me sukses udhëtimin drejt hapësirës me 71 vjeçarin dhe 5 anëtarët e ekuipazhit në bord. Këto janë 6 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Branson.
Ka një nëndetëse: Branson gjeti një mënyrë për të udhëtuar gjithashtu nën oqean. Necker Nymph është një nëndetëse me krahë me kabinë të hapur, e cila iu lejon pasagjerëve të saj të shijojnë pamjet mahnitëse nën ujë.
Zotëron një ishull të tërë: Branson është kaq i pasur, saqë zotëron një ishull të quajtur Necker. “Necker Island është shtëpia ime dhe streha e preferuar.”, është shprehur miliarderi.
Ka vendosur rekorde botërore: Richard Branson është një adhurues i rekordeve botërore. Në vitin 1986, ai vendosi rekord për një skaf elektrik që kalonte Oqeanin Atlantik. Në vitin 1987, ai ishte anëtar i ekipit të parë që kaloi Oqeanin Atlantik me një tullumbace me ajër të nxehtë. Së fundmi, u bë miliarderi i parë që udhëton drejt hapësirës.
Branson pagoi vetëm 180,000 dollarë për ishullin e tij: Ai e ka vizituar për herë të parë ishullin në vitet 1970. Thuhet se tashmë ishulli vlen më shumë se 200 milion dollarë.
Perandoria Virgin Group: Është më shumë sesa thjesht një kompani ajrore. Ajo përfshin më shumë se 400 kompani të fushave të ndryshme si muzikë, argëtim, veshje, kozmetikë, shërbime financiare, klube nate, shërbime trenash, botime, industri filmike, shërbime të telefonisë mobile. Richard Branson është pronari i vetëm i Virgin Group.
Është arrestuar për evazion fiskal: Pesë muaj pasi themeloi Virgin Records, ai u arrestua për evazion fiskal pasi kishte ulur të dhënat e tij dhe kishte shmangur taksën rekord prej 33%. Prindërit e tij u detyruan ta lironin me kusht të shtëpisë së tyre.