Bleona Qerreti këtë herë duket se do të vijë me plane të mëdha, por që po financohet nga një super miliader indian. Lajmin për bashkëpunimin e tyre që pritet të jetë i bujshëm dhe goxha i frytshëm e ka bërë vetë miliarderi Lalit Modi.
Sipas Opinion.al miliarderi e vlerëson Bleonën si këngëtare të mrekullueshme dhe të mbushur plot me jetë. Në fakt nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por vetë miliarderi e ka përshkruar si dicka shumë të bujshme.
Ndër të tjera miliarderi indian Modi, thuhet se i ka premtuar Bleonës se do ta çojë në nivele të tjera suksesi.