Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar se miliona vota me postë mund të mos arrijnë në kohë për t’u numëruar në zgjedhjet presidenciale më 3 Nëntor.
Agjencia thotë se disa afate të caktuara janë të papërshtatshme në lidhje me standardet e Shërbimit Postar. Kritikët kanë fajësuar kreun e postës për ngadalësimin, i cili është një mbështetës i Trump.
Në SHBA pritet që të votojnë me postë një numër i madh votuesish për shkak të pandemisë. Të enjten, Trump tha se do të bllokojë fondet shtesë për Shërbimin Postar sepse është kundër votës me postë.
Sipas Trump ky lloj votimi do të jetë fals dhe do të jetë në favor të kandidatit kundërshtar Joe Biden. Ekspertët janë shprehur se sistemi i votës me postë i përdorur nga ushtria amerikane dhe vetë Trumpi është i sigurtë nga manipulimet.