Rreth 16 milionë euro janë planifikuar të shpenzohen për krijimin e infrastrukturës së Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH).
Një pjesë e tyre tashmë është shpenzuar. Megjithatë Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se rreth 25 për qind e parasë së shpenzuar nuk është shpenzuar fare për projekte që lidhen më SISH-in, shkruan Koha Ditore.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse kanë bërë dështime të njëpasnjëshme në të gjitha hallkat e funksionit të këtij sistemi.
Ndonëse zyrtarisht është thënë se SISH-i është duke u implementuar si pilotprojekt në 30 për qind të institucioneve publike shëndetësore, kjo sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, që e kanë audituar këtë institucion del e pasaktë. SISH-i nuk implementohet në të gjitha institucionet e pilotuara, por vetëm në reparte të caktuara brenda këtyre institucioneve