Milioneri amerikan i dënuar me burgim të përjetshëm, në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Vrasësi i dënuar Robert Durst, është fotografuar në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u transferua në spitalin e burgut në Kaliforni në fillim të javës.

Durst, 78 vjeçar, u infektua me COVID-19 dhe duket shumë i sëmurë në imazhin që e tregon atë të mbështetur në një jastëk, me sytë e ‘zhytur’ dhe të skuqur.

Në foto, milioneri amerikan, mund të shihet me një maskë fytyre rreth mjekrës së tij.

Durst u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht për vrasjen e shoqes së tij më të mirë Susan Berman në gjykatën e Inglewood në Los Anxhelos në tetor. Ai u diagnostikua me COVID-19 dhe u vendos në një ventilator dy ditë më vonë.

Ai u zhvendos nga sistemi i burgut në Los Angeles të mërkurën dhe tani është shtruar në spital në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor të Kalifornisë në Stockton që kujdeset për të burgosurit me sëmundje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme