Militantët palestinez kanë hedhur një numër të madh të raketave drejt qyteteve dhe fshatrave të Izraelit të shtunën më 4 maj, raporton ushtria izraelite.
Një radio e Izraelit tha se së paku 50 raketa janë hedhur në hapësira brenda 30 minutave, disa në brendi të jugut të Izraelit, raporton Reuters.
Raketat janë parë duke fluturuar mbi qytetin Ashkelon, i cili është 12 km nga Rripi i Gazës, transmeton Koha.net.
Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thanë se tre palestinezë u plagosën në një nga sulmet izraelite. Një shtyllë tymi e trashë ishte e dukshme mbi qytetin e Gazës të shtunën në mëngjes.
Ushtria izraelite tha se sulmi ajror ishte një hakmarrje pasi të premten, dy palestinezë kanë mbetur të vrarë nga forcat izraelite gjatë protestës javore në kufirin Izrael-Gaza.