Militantët talibanë kanë vrarë të paktën 10 anëtarë të forcave afgane të sigurisë në provincën veriore të Kunduzit, thanë zyrtarët. Njoftimi vjen në kohën kur qeveria njoftoi se bisedimet e paqes do të rinisin muajin tjetër.
Tetë prej viktimave ishin oficerë policie dhe dy ishin ushtarë. Që nga shtatori, qeveria afgane dhe militantët talebanë kanë zhvilluar bisedime paqësore në Katar që synojnë t’i japin fund dekadave të luftës.
Pavarësisht bisedimeve të paqes, dhuna në Afganistan ka vazhduar e pandërprerë.
Bisedimet midis talibanëve dhe zyrtarëve afganë filluan pasi Shtetet e Bashkuara dhe talibanët arritën një marrëveshje në muajin shkurt për tërheqjen e 12,000 trupave të mbetura të SHBA-së në këmbim të garancive të sigurisë nga ana e talibanëve dhe një angazhimi në negociatat e paqes.
Forcat amerikane javën e kaluar filluan një sulm ajror kundër kryengritësve talibanë për të mbrojtur forcat qeveritare në provincën Kandahar. Kjo ishte një ndërhyrje e rrallë e SHBA-së që nga marrëveshja e tyre me militantët.