I pandehuri Millosh Antoviq ka pranuar fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestës së 29 majit 2023 në Zveçan.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen me Prokurorinë Speciale dhe e ka dënuar M.A me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv si dhe me 20 mijë euro gjobë.
Ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar, huliganizëm, posedim të armëve dhe narkotikëve.
Prokuroria Speciale ka theksuar se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe ligjshmërisë në vend.