Antonio Milloshovski kërkon që VMRO-DPMNE ta shqyrtojë (jo) efikasitetin e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij të facebook-ut, transmeton Portalb.mk.
“Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së para zgjedhjeve të vitit 2016 mori vendim për përfaqësim të përbashkët me 23 parti politike në koalicionin parazgjedhor “Për Maqedoni më të mirë”. E njëjta është bërë edhe para zgjedhjeve të vitit 2017. Këto vendime partiake akoma janë në fuqi, por në realitet koalicioni “Për Maqedoni më të” është larg bashkimit të efikasitetit për të cilën ishte krijuar si projekt i përbashkët shumëpartiak. Por VMRO-DPMNE duhet ta rishikojë funksionalitetin e koalicionit si parakusht për vërtetimin e kapacitetit të koalicionit partiak. Një numër i mirë i partnerëve koalicionarë, siç janë Lidhja e Romëve, Partia Demokratike e Turqve, kanë marrë shumë vende, përkrahje dhe pozita të mira në dhjetë vitet e kaluara, më shpesh në llogari të VMRO-DPMNE-së si parti kryesuese, por të njëjtat sot na e kthejnë me detyrimin e tyre bazë për solidaritet opozitar dhe veprim të përbashkët në përputhje me parimet e koalicionit”, ka shkruar mes tjerash Milloshovski në profilin e tij.
Sipas tij partia duhet të ndërmerr disa hapa të rëndësishëm dhe duhet të mbajë mbledhje me të gjitha koalicionet partiake që të shihet se me kë është akoma në koalicion VMRO-ja, të ketë raporte nga komitati komunal për gjendjen e koalicionit, raport nga grupi parlamentar në Kuvend për veprim të përbashkët ose të ndarë në koalicion.