Deputeti i Listës Serbe, Sasha Milosavljeviq, interpelancën për ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, lidhur me dyshimet se ai ka kryer krime ndaj shqiptarëve e ka quajtur absurde.
Por, ai ka thënë se Lista Serbe është grup i përgjegjshëm politik dhe se do që bashkërisht të punohet për të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.
“Kemi qenë të sulmuar fizikisht, është bërë dhunë kudo. Çka pas konflikteve pas sulmeve verbale. Përgjigjen e di, se ju kurrë nuk do keni përgjigje për këtë. Dua t`iu drejtohem edhe qytetarëve të Kosovën sepse Lista Serbe etiketohet si nuk dëshiron të punojë në institucione. Ne jemi grup më i përgjegjshëm në këtë Kuvend, e keni arkivën dhe mund ta shihni se nëse ndonjëherë kemi qenë kundër asaj që është për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Deputeti serb ka thënë se kur të punohet në këtë drejtim, vetëm atëherë do të ketë të ardhme të mirë për qytetarët e Kosovës.
Këto deklarata, Milosavljeviç i ka bërë në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri Ramush Haradinaj po mban interpelancë për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.