Futbollisti i Përfaqësuesës së Kosovës, Milot Rashica, sot ka një ditë të veçantë.
Ai sot feston ditëlindjen e 23-të.
Miloti me paraqitjet e tij për Kosovën dhe ekipin gjerman Werder Bremenin, ka marrë vlerësimet më të larta nga opinioni futbolldashës.
Roli i tij tek “Dardanët” është shumë i madh.
Rashica ka shënuar në dy ndeshjet e fundit në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Gjysma e dytë e edicionit 2018/2019 e Bundesligës bëri që vushtrriasi të shpërthejë duke realizuar 10 gola dhe 12 asistime.