Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Gazeta Express.
Para përballjes me prizrenasit, Vushtrria ka marrë përkrahje nga Milot Rashica.
“Paçi fat, Vushtrria”, shkroi reprezentuesi i Kosovës në “Instagram”, ku publikoi një video të tifogrupit vushtrrias “Forca”, të cilët dëgjohen duke e thirrur emrin e tij.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.
Kujtojmë se Rashica karrierën si futbollist profesionit e kishte filluar pikërisht te Vushtrria (ish Llamkos Kosova).
25-vjeçari me skuadrën nga Vushtrria e kishte fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.