Milot Rashica ka gjetur përsëri rrugën e golit.
Ylli i Werder Bremen është aktivizuar në miqësoren që Werder po e luan kundër Hannover, shkruan lajmi.net.
Rashica ka gjetur rrugën e golit në minutën e 59’ të ndeshjes.
Ylli i skuadrës gjermane nuk është grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, e cila sot luan kundër Suedisë.
Gjithsesi, ai me golin e tij u ka dhënë gëzim tifozëve të Kosovës edhe me fanellën e Werder.