Werder Bremen mbrëmë u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra nga Bremeni mposhti Heidenheimin me rezultat 5-1.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Milot Rashica me një gjuajtje të bukur në minutën e gjashtë.
Pas kësaj paraqitje të mirë, ylli i Kosovës u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Rashica edhe sezonin e kaluar ishte shpallur disa herë lojtari më i mirë në ndeshjet e Kupës.