Mimoza Kusari publikon kërcënimet që po i vijnë nga njeriu i Thaçit

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:50 | Nga

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka publikuar në Facebook një mesazh kërcënues që i është dërguar e që, sipas saj, është person i afërt me PDK-në.

“Diçka për klientelizmin, kapjen e shtetit, kërcnimet për mendimet ndryshe, krejt në një mesazh që pranova nga një njeri që e u shpërblye me punë në ndërmarrjen publike në Gjakovë të uzurpuar nga PDK dhe AAK, KRU “Gjakova”, qerdhen e militantizmit politik. Mandej po i inkurajojmë rininë të besojnë në mundësi të barabarta”, ka shkruar Kusari-Lila.

Në mesazhet e publikuara shihet se si një person me emrin Bujar Kokalla e ka kërcënuar Kusari-Lilën që të mos flas kundër Hashim Thaçit.

“Po te garantoj bane te njeva ni fjale qe na e shan shefin Hashim Thaçi, ta baj me be Cermjanin.duhesh me dite qe Thaçi ka njerëz qe japin jeten per to” ka shkruar ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme