Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, feston sot ditëlindjen e saj të 46-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, kolegët dhe familjarët e saj.
Për një nga urimet më të veçanta është kujdesur bashkëshorti i saj, Shkumbin Kryeziu, i cili ka publikuar një fotografi të saj në rrjetin social Facebook.
Në mbishkrimin e saj, ai i ka bërë një dedikim romantik gruas së tij, duke i thurur disa vargje të veçanta dashurie.
Shkumbini përndryshe njihet si tekstshkrues i shumë prej këngëve të njohura të Mimozës.
Ky është dedikimi i tij romantik për ditëlindjen e 46-të të Mimozës:
“Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë :
Stuhi yjesh na takuan
Pabesueshëm si në përrallë
Plenet të ngrohtë ne kërkuam
Fole për dashuri të rrallë
Si meteor na rahën ditët
Të na thyejn s’munden dot
Me butësi i ngrohëm vitet
Të jem dritë jo natë jo lot
Shi më je ,fresk dhe blerim
Dritë mëngjesi vesë mbi gurë
Më je diellë që sjellë shkëlqim
Mbi humnerë më bëhesh urë …
Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit”.