Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ koalicioni I partive në të cilin bënë pjesë edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka dalë partia e tretë në këtë komunë.
Edhe pse Kusari-Lila drejton këtë komunë, pasi fitoi votat kur ishte pjesë e AKR-së, duket që kjo nuk ka ndikuar që të rriten votat e LDK-së në Gjakovë, kjo pasi koalicioni PDK-AAK-Nisma, si dhe VV kanë marrë më shumë vota se sa koalicioni LDK-AKR-Alternativa.
PAN ka marrë 14 mijë e 982 vota ose 41.62 përqind, VV ka marrë 10 mijë e 853 vota ose 30.15 përqind dhe LAA ka marrë 8562 vota ose 23.78 përqind.