Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Shtime ka propozuar Mimoza Shahinin si kandidate për deputete për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Duke vlerësuar lart profesionalizmin, punën dhe autoritetin e Profesoreshë Mimoza Shahini strukturat e LDK-së dega në Shtime unanimisht i kanë dhënë mbështetje të plot kandidaturës së sajë”, thuhet në postimin e bashkëshortit të znj.Shahini, Muharrem Shahini.
Mimoza Shahini është doktor i mjekësisë e edukuar në Tiranë-Prishtinë-Vjenë dhe Angli, punon në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
Ajo është profesoreshë në Kolegjin AAB, Universitetin Europian të Tiranës është bashkëpunëtore dhe këshilltare e shumë organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe anëtare e disa bordeve editoriale të revistave ndërkombëtare.
Shahini po ashtu është themeluese e Psikiatrisë së Fëmijëve në Kosovë si dhe një nga themeluesit e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.