Këngëtarja së shpejti do ta lansojë këngën e parë për këtë vit.
Ajo ka njoftuar fansat e saj dhe ndjekësit përmes rrjeteve sociale se ka nisur xhirimet.
Së fundmi, ka publikuar një imazh në storien e saj në Instagram e cila ka shkruar së shpejti.
Mimoza Shkodra shihet e veshur me një fustan elegant me ngjyrë të zezë i cili shihet i hapur në pjesën e gjoksit.
Ajo i ka rregulluar flokët e saj bionde dhe e ka kompletuar dukjen me makijazh profesional.
Ndryshe, Mimoza Shkodra nuk zbuloi detaje tjera rreth projektit muzikor vetëm se ka publikuar këtë fotografi.