Mimoza Shkodra ka publikuar projektin e ri të saj.
“Kafe e Llokum” është kënga e re e bukuroshes së estradës shqiptare.
Producenti i këngës është Alban Furtuna, me tekst të Kreshnik Avdiut.
Video është realizuar nga M Production dhe është pjesë e programit të vitit të ri.
Mimoza ndryshe së fundmi publikoi projektin “Dashni” me Seldi Qalliun që ka arritur gati pesë milionë klikime.
Mimoza dhe Seldi janë fejuar kohë më parë dhe po shijojnë romancën e tyre.