Southampton ka arritur ta zbusë epërsinë e Newcastle dhe tani rezultati është 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premierligë.
Ishte Takumi Minamino i cili realizoi në minutën e 29-të, në ndeshjen e parë pasi u huazua nga Liverpooli, shkruan Gazeta Express.
Kështu, Minamino bëhet japonezi i parë që realizon gol për dy klube të ndryshme të Premierligës.
Ai u huazua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Liverpooli në Southampton deri në fund të sezonit.