Greva, si forma e personifikuar tashmë me minatorin prej ’89-shit të famshëm, është shndërruar ne organizim pa efekt.
Menaxhmentet dhe qeveritë, viteve të fundit, nuk janë shqetësuar seriozisht prej bojkotit të punës në horizonte. Trepça edhe ashtu del ne minus, thuajse në vazhdimesi. Kushtet s’po përmirësohen. Kërkesat s’po plotësohen.
Miniera mbetet per gjynah. Nuk e di nëse duhet të jenë forma më radikale, sigurisht brenda kornizave të lejuara, por do të duhej të provoheshin të tjera.
Halli i minatorëve është bazik. Rroga! Ajo për të cilën punojnë. Nuk do të duhej as te vihej në diskutim. Nuk është detyrë e punëtorëve të hartojnë strategji, as të shpejta, as afatgjate.
Grevat e fundit e kanë dëmtuar edhe kujtesen historike, duke e kaluar numerikisht me ditë, të madhen e ’89-ës, ku grevohej kunder ish-sistemit.
Minatorët mund ta ruajnë integritetin si komunitet i respektuar, duke qenë edhe me efektiv. Shpesh nuk e kanë bërë, sepse me (pa)vetëdije janë bërë vegla te politikanëve a grupeve të interesit.