Minatorët e “Trepçës” në takim me Sindikatën, s’pranojnë të kthehen në punë pa iu dalë pagat

Prishtinë | 31 Kor 2024 | 08:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave, raporton Ekonomia Online. 

Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë as pagën e qershorit.

I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minieres së Stantërgut, i cili u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua.

Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen punës. 

Të ngjashme