Minatori i “Trepçës”, Sami Peci është përlotur para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti teksa po fliste për grevën e mbajtur tash e 8 ditë.
Ai ka theksuar se kushtet i kanë tejet të rënda.
”Unë jam Sami Peci, minator e sindikalist. Ju kisha lutë se jam shumë i emocionuar, shpëtona jetën minatorëve. Bëni një grup nga të gjitha partitë, lëni inatet mes vete, për çështjen e minatorëve lëni inatet. Minutat janë në pyetje. Ju të jeni të besuam ejani me neve, kemi me shkuar bashkë me i pa minatorët”.
“Lëne çështjen se kush është organizator, kush në këshill kush në nuk është, se janë krejt minatorët. Vetë kërkesa dihet çka po lypet, analizoni ju jeni ma të mençëm, keni shkollë ma shumë, analizoni kërkesat. Mos u merrni me çështje politike me neve kurrkush por bëni zgjidhje sa më shpejt, ju kisha lutë, me neve pa neve bëni zgjidhje”.
“Mundet me ndodhë edhe tjetër çka, e përgjegjësinë kush e merr. Atëherë s’ka çka na duhet as përgjegjësia, kur të shkon jeta e minatorëve. Ju lutem bëni bashkë, se i njohim të gjitha partitë se na kemi dhënë vota. E dimë kush o Qeveria. Leni politikën e bëhuni bashkë e shpëtoni minatorët”, u shpreh ai.