Minatori që qëndroi 10 ditë në grevë: Nëse nuk realizohen kërkesat, ngujohemi sërish në minierë

Mitrovicë | 03 Nën 2023 | 12:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Minatori i Trepçës, Ismet Cimili, i cili ka qëndruar në grevë për 10 ditë, ka treguar se greva është pezulluar në mesnatë. Por, ai ka thënë për Ekonomia Online se se nëse nuk realizohen të gjitha kërkesat do të kthehen sërish në grevë.

“Kanë ardhë këta të sindikatës ka ora 01:00 e natës. Kanë thënë se do ta në plotësojnë këto kushte, për sigurim shëndetësor së pari, nuk kanë dhënë datë ndërsa për paga e gjëra tjera thanë se do të rregullohen me kohë”.

“Shpresojmë se rregullohet për pagë e pak kushte më të mira dhe nuk na intereson kush zgjidhet, por që ta marrim pagën me rregull dhe t’i kemi kushtet më të mira sepse kushtet katastrofale i kemi”, u shpreh ai, teksa tha se do të kthehen sërish në grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Njëherë e kemi pezulluar kështu dhe na kanë premtuar se nuk do ta dërgojnë shumë larg, por ta shohim. Nëse nuk plotësohen kërkesat po do të kthehemi”.

Të ngjashme