Iniciativa e ashtuquajtur, “Mini Schengen”, është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve të Ballkanit drejt BE-së.
Ky është konstatimi i Institutit EPIK që thotë të ketë përcjellë të gjitha zhvillimet e fundit karshi kësaj nisme
‘Instituti EPIK ka përcjellë zhvillimet e fundit përkitazi me iniciativën e ashtuquajtur ‘Mini-Schengen’.
Duke marrë për bazë deklaratën e përbashkët të tre krerëve të shteteve që u mblodhën më 9 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë –Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Presidentittë Serbisë, AleksandarVučić, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut,. Zoran Zaev – mund të konstatojmë se iniciativa është në përputhje me obligimet dhe ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, deklarata merr për bazë obligimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së:
- Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit
të gjashtë vendeve respektive;
- Planin Shumëvjeçar të Veprimit
për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, të lansuar në Samitin e Triestes, si
pjesë e Procesit të Berlinit;
- Marrëveshjen CEFTA;
- Komunikatën e Komisionit
Evropian “Një perspektivë e besueshme e
zgjerimit për një angazhim të shtuar të BE-së me Ballkanin Perëndimor”.
Deklarata me të drejtë njeh këto sfidat e Ballkanit Perëndimor:
- Bruto-Produkti Vendor (BPV) i BE-së, me çmimet e tregut,
është 100 herë më i madh se i gjashtë vendeve të Ballkanit;
- Niveli mesatar i papunësisë në BE është pothuajse 3 herë
më i ulët se në gjashtë vendete Ballkanit;
- Kamionët humbasin afërsisht 26 milionë orë në vit në pikëkalimet
kufitare brenda Ballkanit. Vonesat në kufi janë 5 herë më të gjata se në BE (Banka
Botërore).
Në këtë drejtim, deklarata synon të arrijë:
- Krijimin e tregut të përbashkët prej 20 milionë qytetarëve;
- Eliminimin e kontrolleve kufitare dhe pengesave të tjera
të lëvizjes së lirë jo më vonë se në vitin 2021;
- Lëvizjen e lirë tëqytetarëve të Ballkanit në rajon me
kartë identiteti;
- Tëdrejtën e punësimit të qytetarëve kudo në rajon;
- Njohjen e ndërsjellë tëdiplomave në gjithë rajonin;
- Ngritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të
organizuar ndërkombëtar dhe ndihma në rastet e katastrofave natyrore.
Gjithashtu duhet nënvizuar faktin që deklarata trajton Kosovën në nivel të
barabartë, sikur të gjitha vendet e tjera të rajonit.
Në fund, ne bëjmë një thirrje dhe e shfaqim një skepticizëm:
- Duke vlerësuar iniciativën
e ndërmarrë nga tre liderë të rajonit, bëjmë thirrje që lansimi i ideve rajonale
të bëhet çdo herë në frymë të gjithëpërfshirjes së të gjitha vendeve të
rajonit, duke evituar kështu ndarjen e vendeve të Ballkanit në mes vendeve që
lansojnëiniciativa të bashkëpunimit rajonal dhe atyre që u bashkohen atyre –
gjithnjë duke nënvizuar vullnetin e plotë të deklaruar të tëgjitha vendeve të
Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim sa më të afërt me qëllim të forcimit të
paqes, barazisë, shtetit së së drejtës
dhe prosperitetit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
- Shprehim shqetësimin për mungesën e vullnetit të sinqertë
politik për të adresuar sfidat e identifikuara nga liderët e vendeve të
Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është lansuar
tanimë qe pesë vite. Në këtë drejtim, shfaqim skepticizmin tonë për nisjen e
një procesi të ri, jashtë procesit të Berlinit, por me synimet e njëjta. Në
këtë drejtim, nuk kemi arritur të kuptojmë se si një iniciativë e re politike,
por me pjesëmarrje më të kufizuar politike se
procesi i Berlinit, do të arrij rezultate më të mira.