Kohëve të fundit acari që ka kapluar Kosovën e ka ngrirë shumicën e liqeneve të vendit tonë.
Ngrirja e liqeneve për disa njerëz duket atraktive, pasi që ata kanë dalë për t’u shëtitur dhe për të bërë fotografi midis liqenit por ka edhe njerëz të cilët e testojnë fortësinë e akullit duke vozitur një minibus midis liqenit.
Një faqe e Facebookut, e quajtur “Komuniteti Orllan”, ka postuar disa fotografi dhe një video në të cilat shihet një minibus duke lëvizur në mes të liqenit të Batllavës.
Për më tepër shikoni fotografitë dhe videot më poshtë.