Miniera e Ilovicës përplas pushtetin me opozitën në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshjet për minierat Illovica-Shtuka kanë përplasur sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pozitën dhe opozitën.

Nga VMRO DPMNE parashtruan pyetje përse u lejua bashkimi i koncesioneve, kur dihej se pa u përmbushur kushtet, po i jepet mundësi ligjore kompanive private të fitojnë në një gjykatë arbitrazhi, përcjell klankosova.tv.

Derisa në Parlamentin Maqedonas, Toni Jarevski ishte shprehur më 27 qershor, se tinëzisht disa kanë dashur të zhbllokojnë procesin për bashkimin e minierave të arit dhe bakrit, ndonëse dihej që nuk do bëheshin.

Sipas Alsat.mk, edhe Ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi, u përgjigj me një kërkesë ndaj Jarevskit.

”Kur të përmendi emra, thoni të gjithë! Përmendeni Orce Kamçevin, dhe Zoran Stavrevskin që ju ka shkruar fjalimin nga Pallati Bardhë sepse ai e ka dhënë koncesionin. Do ta përmendni edhe Nikolla Gruevskin, që e ka firmosur koncesionin për eksploatim. Nëse keni frikë është çështja juaja dhe këtë e vërejnë të gjithë”.

Teksa edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se edhe Prokuroria Publike ka qasje në ato dokumente.

”Nuk po them se dikush ka pasur qëllime të këqija apo anasjelltas, që përmenda janë akoma aktivë në Kuvend dhe partinë tuaj, mbase kanë ndryshuar mendim por të dalin ta thonë: tani mund të ndikoj keq në mjedisin jetësor, kurse atëherë nuk ju ka ndikuar keq!”.

Me Vendimin e fundit para dy ditësh të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pezullohet vendimi i një muaji më parë, duke ndaluar së vazhduari mundësia për bashkimin e koncesioneve Illovica-Shtuka.

Të ngjashme