Sot janë bërë 273 ditë, që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, kur në Ministrinë e Drejtësisë janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Për tetë muaj të plotë, ministrja Albulena Haxhiu ka dështuar të jap një sqarim të vetëm për familjen e Astritit dhe qytetarët e vendit.
Në vend të llogaridhënies dhe dhënies së përgjegjësisë, ajo po tenton të fshihet duke sulmuar prokurorinë. Ky nuk është qëndrimi i vetëm kontradiktor dhe jo profesional i kësaj ministre.
Gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë që përveç sulmeve direkte ndaj prokurorisë, ajo ka marrë në mbrojtje të korruptuarit e partisë së saj. Albulena Haxhiu, në kundërshtim me rolin e saj për të ruajtur dhe forcuar integritetin e organeve të drejtësisë, është shndërruar në një zëdhënese të të akuzuarve për korrupsion, Martin Berishaj, Nagip Krasniqin, Rozeta Hajdarin dhe të tjerët.
Deri sot, në 900 ditët e saj si Ministre, për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve tanë, Albulena Haxhiu ka dëshmuar çdo ditë se si nuk duhet të jetë një Ministre e Drejtësisë.
Ministre, ku janë mostrat e Astrit Deharit?