Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka pritur në takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Michael Davenport.
Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor, hartën zonale, si dhe përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.
Ambasadori Davenport shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministrit për përkushtimin e tij në zbatimin e objektivave dhe projekteve për mjedisin dhe ofroi mbështetje për sektorin e mjedisit në Kosovë.
Ministri Aliu, e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shprehu bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar progres në projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.