Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.
Përmes një postimin në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ka uruar ambasadorin për mirëseardhje në Prishtinë, si dhe e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.
“Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik”, ka thënë Aliu.
Postimi i plotë:
Sot, prita në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Ambasadorit i urova mirëseardhje në Prishtinë, njëherazi e urova për detyrën e re të tij, dhe e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.