Ministri Beqaj flet për investime të huaja, tregon detaje

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka treguar për mundësinë e investimit në Kosovë nga shkolla e hotelerisë dhe gastronomisë, Swiss Experience.

Ai ka pasur një takim me drejtorin e kësaj shkolle, në të cilin takim është biseduar për mundësinë e investimit në Parkun e Inovacionit dhe Tajnimit në Prizren.

Postimi i plotë i ministrit Beqaj në facebook:

Përpjekjet e vazhdueshme për ndërkombëtarizimin e ekonomisë kosovare po japin rezultate. Kohëve të fundit kemi shumë vizita, forume, konferenca, takime të nivelit ndërkombëtar me synimin për tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Interes të veçantë tregoi edhe Drejtori i Swiss Experience me të cilin patëm një bisedë shumë të drejtpërdrejtë për mundësinë e investimit në Kosovë. Swiss Experience është një shkollë e shquar e hotelierisë dhe gastronomisë, e bazuar në traditën dhe vlerat zvicerane të turizmit. Kosova ka nevojë për shkolla dhe trajnime profesionale në këtë fushë për ta shfrytëzuar potencialin e turizmit.

Mundësi shumë e mirë është investimi në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme