Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot priti në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.
Në fillim të takimit Ambasadori Orlando, e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës së re.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e tyre.
Ambasadori Orlando dhe zëvendëskryeministri Bislimi zhvilluan diskutim rreth temave të integrimeve evropiane, dialogut, si dhe rreth situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit falënderuan njëri-tjetrin për gatishmërinë dhe komunikimin e hapur, duke u pajtuar që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm.